Jetesë & Stil

Bobby Bones zbulon martesën sekrete të Katy Perry-t


Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe aktori anglez Orlando Bloom janë në lidhje dashurie që nga viti 2016.

Ata të dy u ndanë, por më pas u bashkuan përsëri, dhe u fejuan në vitin 2019. Një vit më vonë, çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku ndërsa në gusht, lindi vajza e tyre Daisy.

Por kohët e fundit, kanë qarkulluar lajmet se çifti është martuar në mënyrë sekrete, pa u bërë e ditur në media.

Në fakt, për këtë lajm ka folur më shumë kolegu i Katy Perry-t në “American Idol”, Bobby Bones, i cili zbuloi detaje të dasmës ende të pakonfirmuar nga çifti. Ndërkohë, as këngëtarja, dhe as aktori nuk e kanë konfirmuar lajmin, por sipas Bones, dasma tashmë ka ndodhur.

“Ishte një dasmë aq e vogël, sa nuk e mora dot një ftesë, unë nuk shkova në dasmë, por nuk kam ndjenja për këtë pjesë”, tha Bones gjatë një interviste të fundit me “Us Weekly”.

Bones nuk dha detaje se kur dhe ku u bë dasma, për të cilën Bloom dhe Perry thanë më parë se është shtyer për shkak të masave të COVID-19.

Në fillim të këtij viti, çifti ndezi thashetheme se ata ishin martuar në fshehtësi, kur Perry u pa e veshur me një shirit ari në dorën e saj të majtë në muajin mars, por asnjëri nuk e ka konfirmuar ndonjë lajm në lidhje me martesën e tyre.

Bloom gjithashtu është baba i një djali Flynn, 10 vjeçar, me ish-gruan Miranda Kerr, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

Katy Perry, ishte e martuar më parë me Russell Brand nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore