Zgjedhjet në Shqipëri

Berat/ Sulmohet zyra e PS


Një zyrë e Partisë Socialiste është sulmuar me gurë në Berat. Zyra gjendet në lagjen “30-Vjetori”.

Nga pamjet vihet re se dera e jashtme ka pësuar një thyerje, në një pamje që është mjaft e ngjashme me ato të zyrës së PS-së në Fier. Kjo e fundit u sulmua më 21 mars.

Ngjarja në Berat mendohet se ka ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit. Pas konstatimit, policia është njoftuar dhe ka shkuar në vendngjarje.

Ekspertët po kryejnë veprimet hetimore dhe pritet të dalin në përfundimet e sulmit. Kamerat e sigurisë nga bizneset e gjendura pranë janë sekuestruar gjithashtu nga autoritetet. Kjo, për të bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.

Nga pala socialiste nuk ka ende një prononcim në lidhje me ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore