Jetesë & Stil

Ben Affleck nuk e lejon fansin e Jennifer Lopez të bëj shkrep foto me të


Çifti më i komentuar i botës rozë për momentin , regjisori, Ben Affleck dhe këngëtarja, Jennifer Lopez, të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias, kanë tërhequr vëmendjen edhe me një gjest tjetër.

Kjo pasi që , ndërsa dyshja, po dilnin nga festivali vjetor i filmit, 49-vjeçari u kap nga paparacët ndërsa shihej duke e bllokuar një fans të Lopez-it, i cili po tentonte të shkrepte një fotografi “selfie” me yllin e hitit “Im still Jenny from the block”.

Ben Affleck ndalon fansin e Jennifer Lopez të bëj fotografi.

Siç shihet në imazhet e publikuara, fansi, identiteti i të cilit nuk u zbulua akoma, ishte duke tentuar me çdo kusht që të bënte një foto me J.Lo, edhe pse ishte pa maskë anti-COVID19, ndërsa Affleck, ishte i pari që largoi atë dhe e ndaloi ta bënte fotografinë.

Ben Affleck ndalon fansin e Jennifer Lopez të bëj fotografi.

J.Lo, u tërhoq prapa në mes të kaosit dhe truproja e tyre personale u ngrit e kapi kyçet e duarve të tifozit dhe e shtyu atë më larg nga çifti i famshëm.Pasi u pastrua rruga, çifti bashkoi duart edhe një herë dhe vazhdoi rrugën përmes aeroportit, duke mbajtur kokën poshtë për të shmangur kontaktin me sy me ndonjë shqetësim tjetër të mundshëm në zonë.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duke ecur drejt aeroplanit të tyre.

Ndryshe, Lopez shoqëroi burrin e saj në një shfaqje mbështetjeje ndërsa ai promovoi filmin e tij të fundit, “The Last Duel”, i shkruar nga Affleck dhe shoku i tij, Matt Damon.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në “Venice Film Festival”.

Festivali ishte ngjarja e parë e famshme që ata morën pjesë së bashku që nga rindërtimi i romancës së tyre të hershme këtë pranverë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore