Përballje

Bayern Munich rimerr kreun, mposht ‘surprizën’ e Bundesliga-s


Bayern Munich është rikthyer përsëri lider në Bundesliga, por me pikë të barabarta me Borussia Dortmund-in.

Bavarezët këtë radhë e kaluan pa problem “surprizën” e quajtur Union Berlin (mbajnë vendin e tretë me tre pikë më pak se Bayern e Dortmund), duke e mposhtur me rezultat të pastër, 3:0.

Miqtë nga kryeqyteti rezistuan vetëm gjysmë ore, kur Eric Maxim Choupo Moting ktheu në gol një asistim të Kingsley Coman në minutën e 31-të.

Vetëm nëntë minuta më vonë vendasit e dyfishuan rezultatin, këtë radhë me anë të Coman, që u asistua nga Thomas Muller.

Krejt në fund të pjesës së parë, kapiteni bavarez u përkujdes edhe për asistimin e dytë, këtë radhë për Jamal Musiala-n, që e trefishoi epërsinë.

Pra, Bayern-i e kreu punën gjatë pjesës së parë, teksa ajo e dyta nuk dhuroi më gola.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u rikthye edhe Sadio Mane, i cili mungonte që nga 12 nëntori për shkak të dëmtimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore