Shqipëria

Basha: Lufta kundër korrupsionit, vettingu në fokus të bisedimeve me kongresmenët amerikanë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat të hënën e 8 nëntorit pas takimit me delegacionin e lartë të Kongresit të SHBA-ve, bëri me dije se kanë shprehur interes për nismat e PD-së, vettingun e politikanëve dhe kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Ai bëri me dije se në fokus ishte rëndësia për sigurinë, paqen dhe prosperitetin.

“Lufta ndaj korrupsionit, ishte në fokus  dhe për faktin se gjithë rajoni sipas tij, “po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik”.

“Kjo situatë po kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Veting politikanëve, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Kanë qenë këto propozimet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për ndryshime në Kushtetutë.

Mëngjesin e së martës së 19 tetorit u zbardhën amendamentet e plota, të miratuara një ditë më parë në mbledhjen e PD-së.

Një pikë tjetër e shtuar në Kushtetutë, sipas amendamentit, është ajo për pastërtinë e figurës nga ana e krimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore