Sport

Barcelona arrin marrëveshje me Pedri-n, klauzola e kontratës 1 miliard euro


Klubi i Barcelonës ka arritur marrëveshje me futbollistin e tyre Pedri-n, për zgjatjen e kontratës deri në verën e vitit 2026.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi “blaugrana”, ka rritur klauzolën e prishjes së kontratës së futbollistit 18-vjeçar nga 400 mijë, në 1 miliard euro.

Sipas raportimeve të fundit, firmosja e kontratës nga të dy palët pritet të ndodhë në ditën e premte.

Mesfushori spanjoll ka bërë paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar me Barcelonën, duke zhvilluar 52 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Ai gjithashtu është thirrur edhe te ekipi kombëtar i Spanjës, me të cilët ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare deri më tani.

Kujtojmë që vlera e futbollistit në treg, sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 80 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore