Gatimi

Banana Split – deserti me shije mbresëlënëse


Një nga desertët që do pak kohë për tu përgatitur dhe ka një shije super mbresëlënëse, padyshim që është Banana Split.

Përbërësit

1 copë banane

1 kupë akullore (me vanilje)

1 kupë akullore (me çokollatë)

1 kupë akullore (me luleshtrydhe)

1 fetë ananas

2 kokrra luleshtrydhe

5 mililitër shurup (çokollate)

1 lugë gjelle bajame (të grira)

1 lugë gjelle reçel qershie

10 mililitër pana (pastiçerie)

Banana Split

Përgatitja

Banania qërohet, pritet për së gjati dhe vendoset në pjatë. Pastaj i shtohen 3 shijet e akulloreve me vanilje, me çokollatë dhe me luleshtrydhe.

Ananasi i prerë në formë dekorative si dhe luleshtrydhet vendosen mbi akulloren. Në fund e gjitha spërkatet me shurup çokollate.

Pastaj si garniturë, përdoren bajame të grira, krem qumështi dhe reçel qershie. Ju mund të përdorni edhe shije të tjera akulloresh apo frutash, sipas dëshirës.

Përndryshe, Banana Split është një ëmbëlsirë amerikane me bazë akulloreje e përbërë nga një banane e qëruar e prerë në gjysmë për së gjati dhe e shërbyer me akullore dhe salcë midis dy pjesëve.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore