Lajme

Babariko, bankieri opozitar sfidues i Presidentit Lukashenko


Viktor Babariko, opozitari kandidat në zgjedhjet presidenciale bjelloruse 2020, në një deklaratë të dhënë përpara gjyqit të tij  është shpehur se është bërë përpjekje për fitore, pavarësisht se fitorja ndaj regjimit autoritar të Presidentit Alexander Lukashenko akoma nuk është konkretizuar.

“Për vite me radhë ata na bindën se bjellorusët nuk mund të qëndronin pa një grusht të hekurt për të na udhëhequr dhe se ne ishim të paaftë për të marrë vendime të pavarura dhe përgjegjësi për të ardhmen tonë”.

Akuzat ndaj Babariko-s

Problemet e Babariko-s me gjyqësorin filluan në qershor të 2020-ës, në kohën e fushatës presidenciale ku qindra, mijëra bjellorus nënshkruan për regjistrimin e tij si kandidat presidencial.

Sondazhet në internet e nxorën Babariko-n përpara Lukashenkos. Përgjitha e autoriteteve ishte e menjëhershme në ndalimin e sondazheve.

Në fillim të qershorit hetuesit bastisën Belgazprombank, bankën që Babariko e drejton për 20 vjet.

Brenda disa ditësh, Babariko u arrestua me akuzën e marrjes së ryshfetit me vlerë rreth 10 milion € (12 milion dollarë) gjatë 16 viteve dhe pastrimit të parave.

Komisioni zgjedhor i Bjellorusisë refuzoi ofertën e tij për t’u regjistruar si një kandidat, duke përmendur procedurat penale kundër tij dhe dështimit për të raportuar të gjitha pasuritë e tij.

Gjyqi ndaj Babarikos dhe kolegëve të tij

Në rast se Babariko, dënohet  mund të përballet me 15 vjet burg. Gjashtë kolegë te tij të Belgazprombank janë në gjyq.

Ata kanë rënë dakord për pranifimin e fajit nëse hetuesit do të përgjysmonin vitet e dënimit tyre.

Babariko ish-kreu i bankës akuzohet për lidhje të forta me Moskën. Në lidhje më këtë ai ka theksuar se nevojitet mbrojtja e sovranitetit bjellorus, duke ndërtuar lidhje me Rusinë dhe me Evropën.

Viti 2020 u shoqërua me skena protestash në Bjellorusi, pasi udhëheqësi i vendit, Alexander Lukashenko rezultoi se kishte marrë 80% të votave në zgjedhjet që shumë njerëz i konsideruan si të manipuluara.

Shkak i këtyre protestave gjithashtu lidhet me autoritarizmin politik, politikat ekonomike dhe sociale të qeverisë si dhe mënyrën e trajtimit të pandemisë nga qeveria.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore