Lajme

Avokati i Ivanoviçit: Dikush i fortë po i fsheh filmimet e kamerave


Oliver Ivanoviç, i vrarë më 16 janar të vitit 2018.

Avokat Aleksandar Ivanoviç, kushëri i politikanit të vrarë serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç ka thënë se dikush i fuqishëm në Serbi po i mban të fshehta pamjet e kamerave të sigurisë në veri të Mitrovicës.

“Në Mitrovicë të Veriut ka me dhjetëra e dhjetëra kamera të sigurisë. Të gjitha janë në objekte me pronarë serbë dhe ato kanë regjistruar lëvizjet në ditët para dhe në ditën tragjike”.

“Atëherë shtrohet pyetja se pse këto flimime nuk po dalin, pse njerëzit tanë nuk po i zbulojnë nëse pretendojnë se Oliverin e kanë vrarë shqiptarët”, deklaroi Ivanoviç, përcjell gazeta “Danas”.

Sipas tij, ky fakt duhet të jetë shumë shqetësues, “kur e dimë se anëtarët e Policisë së Kosovës në atë zonë janë kryesisht serbë”.

Ndërsa shtoi se, “shtrohet pyetja se kush është aq i fuqishëm për të kontrolluar që këto incizime të mos shfaqen”.

Më katër janar, në datën e “Referundimit për Ndryshimit e Kushtetutës së Serbisë” më 16 janar, është lajmëruar edhe protestë në Beograd, për 4 vjetorin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç,

Kryetari i lëvizjes serbe “Lëvizja për Ndryshim”, Janko Veselinoviç ka thënë se sikur çdo vit qytetarët dhe opozita do të protestojnë “kundër vrasjes brutale të Oliver Ivanoviçi”.

“Në ditën e vrasjes, më 16 janar, ora 12:00, do të protesojm me moton ‘Kush e vrau Oliverin’. Marshimi do të nis para Presidencës së Serbisë”, kishte lajmëruar kjo lëvizje, transmeton Danas.

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se  partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Njëra nga seancat për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Në kohën e ngjarjes, Ivanoviç ishte në proces gjyqësor, për pretendime mbi vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të vitit 1999. Deri në vitin 2008, ai ishte kreu i serbëve të Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Gjatë kësaj kohe, Ivanoviç mori kërcënime të shumta, deri në çastin e vrasjes së tij, në janar të 2018-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore