Kosova

Protestë në Serbi me slloganin “Kush e vrau Oliver Ivanoviçin?”, më 16 janar


Foto: Danas

Në datën e “Referundimit për Ndryshimit e Kushtetutës së Serbisë” më 16 janar, është lajmëruar edhe protestë në Beograd, për 4 vjetorin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç,

Kryetari i lëvizjes serbe “Lëvizja për Ndryshim”, Janko Veselinoviç ka thënë se sikur çdo vit qytetarët dhe opozita do të protestojnë “kundër vrasjes brutale të Oliver Ivanoviçi”.

“Në ditën e vrasjes, më 16 janar, ora 12:00, do të protesojm me moton ‘Kush e vrau Oliverin’. Marshimi do të nis para Presidencës së Serbisë”, lajmëron kjo lëvizje, transmeton Danas.

Ata lajmërojnë se para protestave do të vendosin kurora lulesh para varrit të Oliver Ivanoviçit në Varrezat e Beogradit.

Veselinoviç gjithashtu tha se pritet edhe pjesëmarrja e partive opozitare, por pa simbole partiake.

E përditshmja serbe “Danas” shkruan se eksponentët opozitarë serbë do të marrin pjesë në marshim.

Oliver Ivanociç ishte kryetari i partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”, i cili u qëllua gjashtë herë prapa shpine më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicë të Veriut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore