Lajme

Vazhdon seanca e radhës për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç


Oliver Ivanoviç, i vrarë më 16 janar të vitit 2018.

Është duke vazhduar procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Marko Roshiç, Nedelkjo Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Silvana Arsoviç dhe Rade Basawra, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Gjyqtari në këtë seancë, Valon Kurtaj ka thënë se ata kane publikuar në tërësi dëshmitë e dëshmitarëve.

Ndërsa, ka bërë thirrje që të largohen kamerat nga salla duke lënë brenda vetëm gazetarët e monitoruesit, dhe duke thënë se duhet të kenë kujdes në publikimin e dëshmisë.

Seanca e fundit për këtë rast është mbajtur më 24 nëntor.

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se  partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Njëra nga seancat për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Në kohën e ngjarjes, Ivanoviç ishte në proces gjyqësor, për pretendime mbi vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të vitit 1999. Deri në vitin 2008, ai ishte kreu i serbëve të Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Gjatë kësaj kohe, Ivanoviç mori kërcënime të shumta, deri në çastin e vrasjes së tij, në janar të 2018-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore