Sport

Avancojnë bisedimet Milan – Leao, kuqezinjtë përgatitin ofertë të re


Milan – Rafael Leao, është bërë një nga temat më të ‘nxehta’ të futbollit në Itali dhe jo vetëm.

Portugezit i skadon kontrata në verën e vitit 2024 dhe bisedimet për rinovimin e saj kanë filluar qysh herët dhe po vazhdojnë ende.

Së fundmi, drejtuesit e klubit të Milan-it janë duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që sa më shpejtë ta përfundojnë çështjen e rinovimit të kontratës me yllin e tyre.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, kampionët e Italisë pritet së shpejti të ulen në tryezë me portugezin dhe t’ia ofrojnë atij një pagë sezonale më shumë se 7 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Pra, Milan-i janë të vendosur ta mbajnë yllin e tyre në ekip, pavarësisht se klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Raportohej që në afatin kalimtar të kaluar, kampionët e Serie A refuzuan rreth 100 milionë euro nga Chelsea për ta shitur sulmuesin 23-vjeçar.

Kujtojmë që Leao ishte një nga më meritorët që Milan-i e fitoi titullin kampion pas 11 vjetësh, duke u shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore