Sport

Atletico Madrid të interesuar për të transferuar Lorenzo Insigne-n


Atletico Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me Lorenzo Insigne-n në një transferim falas vitin e ardhshëm nëse italiani dështon të rinovojë kontratën e tij me Napolin, sipas Diario AS.

Gazeta raporton se marrëdhënia e sulmuesit me pronarin e klubit të Serie A, Aurelio de Laurentiis është “më e tensionuar kohëve të fundit” dhe ka pak shanse për një marrëveshje të re për ta mbajtur atë atje përtej vitit 2022.

AS pretendon se Napoli e ka bërë të ditur se ata do të pranojnë 25 milionë euro për Lorenzo Insignen këtë verë.

Një numër klubesh janë lidhur me 30-vjeçarin ditët e fundit, me Evertonin më të fundit që iu bashkua Spurs, Inter Milan dhe Zenit Saint Petersburg në garën për të nënshkruar atë, sipas raporteve në Itali.

Kujtojmë se Insigne po ashtu, ishte pjesë e kombëtares Italiane, e cila fitoi Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore