Përballje

Atalanta mposht minimalisht Romën


Ndeshja mes Romës dhe Atalanta-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Roma, por Atalanta shfrytëzuan rastet e pakta që kishin.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të, të cilin e shënoi 18-vjeçari Giorgio Scalvini.

Më pas, në pjesën e dytë, Roma kishin edhe disa mundësi shumë të mira për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Në minutën e 57-të, trajneri i Romës, Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, dhe la skuadrën e tij pa trajner në fushë.

Momentalisht, Roma radhiten në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Atalanta janë në vendin e parë me 17 pikë, por njëra nga skuadrat, Milan ose Napoli, kanë mundësinë të ngjiten përsëri në pozitën e parë, pasi do përballen në ora 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore