Sport

Artmotion sjell Superkupën e Evropës në ‘Artsport’


Për të mos u humbur: Superkupa e Evropës, Chelsea përballë Villareal-it ekskluzivisht në “Artmotion”.

Transmetimet fantastike dhe për të mos u humbur nga futbolli evropian vazhdojnë edhe më tutje në platformën “Artmotion”.

Pas ndeshjeve nga Kupa e Gjermanisë dhe Ligue 1 tani vjen edhe “ajka e ajkave” ndeshja finale e Superkupës së Evropës në mes fituesëve të Champions League, Chelsea-t dhe fituesëve të Europa League, Villarreal-it.

Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës së Veriut të mërkurën duke nisur nga ora 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në “Art Sport 1”.

Chelsea ka luajtur tre herë të tjera në Superkupë teksa ka triumfuar një herë në vitin 1998 kur mposhti Real Madrid-in. Nga ana tjetër, për Villarreal-in kjo do jetë hera e parë që do marrë pjesë në këtë ndeshje të rëndësishme.

Në komentim të kësaj përballje do jenë dyshja e komentatorëve: Lirim Peci dhe Jon Ajeti.

Ky artikull është i sponsorizuar nga Artmotion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore