Sport

Arsenal shet yjet e akademisë


Skuadra londineze, Arsenal, ka vendosur të shesë disa nga lojtarët më të mirë të akademisë në tentativë që të përmirsojë balancat financiare të klubit.

Tre janë emrat e futbollistëve që Arsenal ka vendosur t’i largojë, të gjithë të konsideruar yje të akademisë.

Ata janë: Joe Willock, Maitland-Niles dhe Eddie Nketiah.

Dy të parët janë në huazim, i pari te Newcastle e tjetri te West Brom, kurse i treti është ende pjesë e skuadrës së parë.

Të tre këta të futbollistë vlerësohen lartë nga tifozët e topçinjëve, dhe largimi i tyre mund t’i nervozojë shumë ata.

Por, duke e parë situatën me pandeminë, Arsenal e sheh veten në pozitë të vështirë, me secilin cent që tani mund të jetë i vlefshëm për ta.

Londinezët i vlerësojnë të tre futbollistët me të njejtën vlerë, ajo është 20 milionë euro.

Mbetet për t’u parë se cilat skuadra janë të gatshëm të paguajnë këto shifra, me të tre që dëshirojnë të qëndrojnë në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore