Euro 2020

Arsenal-i në pole për nënshkrimin e Locatelli-t


Drejtori i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se Arsenal-i ka bërë ofertë për Manuel Locatelli-n, ndërkohë që vazhdon edhe interesi i Juventus-it.

Locatelli përveçse bëri një sezon të shkëlqyer me Sassuolo-n në Serinë A, ku përfunduan të tetët, po lë gjurmë edhe në Euro 2020 me Kombëtaren e Italisë.

23-vjeçari shënoi dy gola kundër Zvicrës, duke bërë të mundur që Italia të mos e ndjente mungesën e Marco Verratti-t.

“Juventus-i është i vetmi klub italian me të cilin kemi biseduar në lidhje me Locatelli-n”, tha Carnevali për “Sky Sport Italia”.

“Ata kanë ineres, ne folëm dhe (Federico) Cherubini-n (drejtori i ri sportiv i Juventus-it, pas largimit të Fabio Paratici-t) javën e kaluar”.

“Ne ende nuk kemi diskutuar detajet financiare, por kemi një raport të mirë dhe do t’i flasim së shpejti”.

“Është e vërtetë që ka klube të huaja të interesuara, përfshirë Arsenal-in dhe deri më tani ata janë përpara dhe janë e vetmja palë që realisht kanë bërë një propozim të rëndësishëm për Manuel-in”.

Gjithashtu edhe Real Madrid-i dhe Atletico Madrid-i janë të lidhura me një transferim të mundshëm të Locatelli-t.

“Ne jemi duke u përpjekur ta lëmë djaloshin të qetë, kështu që une nuk kam folur me të ose agjentët e tij akoma. Ne mund të mendojmë për të ardhmen e Locatelli-t, por mbi të gjitha ne kujdesemi për të tashmen e tij dhe kjo do të thotë që Italia bën mirë në Euro”.

Sassuolo është e prirur të kërkojë rreth 50 milionë euro për ish-talentin e akademisë së Milan-it, të cilin e mori në huazim në vitin 2018 dhe në 2019 e nënshkroi për 14 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore