Kosova

Ambasada amerikane falënderon Kosovën për partneritet të fortë


Ambasada amerikane Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka falënderuar Kosovën për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm në ditën festive të Falënderimeve, që njihet edhe si “Thanksgiving”, në SHBA.

“Në këtë Ditë Falënderimi, ne jemi falënderues për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në postim të ambasadës amerikane në Facebook.

Amerikanët shënojnë çdo vit Ditën e Falënderimeve në të enjten e katërt të nëntorit, kjo është një nga festat me më shumë udhëtime të vitit.

Ambasada amerikane falënderon Kosovën.

Kjo festë më së shumti festohet në SHBA, darka të bukura dhe festive janë ato që e karakterizojnë ditën e Falënderimeve.

Më 17 nëntor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka deklaruar se është koha për përparim të vërtetë në dialog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore