Shëndet

Aktori i filmave porno mbështet Billie Eilish: Ajo është e guximshme që flet për tema të tilla


Aktori dhe regjisori i filmave pornografik, Randy Spears, ka reaguar pas deklaratave të këngëtares Billie Eilish, ku kjo e fundit ka zbuluar se kishte përjetuar makthe pas ekspozimit të pornografisë gjatë fëmijërisë së saj.

Spears, ka thënë se Eilish është një grua e guximshme që ka vendosur të flas rreth një teme të tillë që shumë yje të diskografisë botërore nuk e kanë prekur dot.

Randy Spears

“Billie ka absolutisht të drejtë për dëmin që pornografia mund t’i shkaktojë trurit në zhvillim”, ka thënë Spears.

“Shikimi i filmave pornografik gjatë moshës së mitur është i dëmshëm dhe të rinjtë duhet t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi”, ka shtuar ai.

Randy pajtohet me Billie-n se përvoja të tilla mund të kenë efekte negative të qëndrueshme tek personat që i ekspozohen filmave me pullë të kuqe.

“Realiteti është se fëmijët mund t’i ekspozohen pornografisë kaq lehtë tani – me telefona inteligjentë dhe tabletë dhe Billie mund të jetë një fener për të rinjtë që luftojnë me të njëjtat probleme”, ka thënë Spears.

Billie Eilish.Ndryshe, këngëtarja e njohur, Billie Eilish, ka rrëfyer se ka kaluar ankth, pasi është ekspozuar ndaj filmave pornografikë që në moshën 11-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat e huaja, ajo tha se ndjekja e pornografisë në moshë të vogël “dëmtoi përvojat e mia seksuale, duke më bërë që të mos i thosha ‘jo’ asgjëje”.

Më tej, 19-vjeçarja tha se nga kjo përvojë ndihej e shkatërruar.

Eilish, e cila për pak mbush 20 vjeç, e ka kaluar pjesën më të madhe të adoleshencës duke qenë në qendër të vëmendjes.

Tashmë ajo mendon se pornografia “është një turp”, pasi ka parë përmbajtje, të cilat i përshkroi si “të dhunshme” dhe “abuzive”.

Një “problem i vërtetë”, sipas Eilish-it, është fakti se “pornografia po deformon kuptimin e vërtetë të fjalës seks”.

Ekspozimi ndaj pornografisë në një moshë të re mund të jetë i dëmshëm.

Sipas studimeve, pornografia, me akte abuzive, mund të çojë dhe në shëndet të dobët mendor dhe rezultate të tjera negative te fëmijët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore