Jetesë & Stil

Aktori amerikan, Justin Hartley: Martesa pa kushte është më e suksesshmja


Justin Hartley e ka përshkruar martesën e tij të tretë si “të jashtëzakonshme”.

Ylli “This is Us”, i cili është divorcuar dy herë nga Stause dhe Lindsay Korman, ka folur për martesën e tij të tretë me Sophie Pernas në një intervistë të re për “Haute Living”.

Hartley dhe Pernas u martuan në mars të këtij viti, 16 muaj pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Stause në nëntor 2019.

Lajmi për divorcin dhe ndikimi i tij në Stause u dokumentua në sezonin e tretë të Selling Sunset, gjatë të cilit ajo pretendoi se e kishte njoftuar për ndarjen e tyre me mesazh.

Duke folur për martesën e tij me Pernas, Hartley tha se dyshja janë “shumë të lumtur”.

“Është vërtet e jashtëzakonshme dhe e bukur kur vendosni të keni liri brenda çiftit”, tha Hartley.

“Thjesht takon personin e duhur dhe thua: Oh, kjo është e mahnitshme! Është thjesht kaq e mrekullueshme! Thjesht ndiheni tmerrësisht të dashuruar”, theksoi ai.

“Unë mësoj prej saj. Ajo flet pesë gjuhë. Ajo është e shkëlqyer, ajo është e pabesueshme, argëtuese. Gjithçka rreth saj është e mahnitshme”, tha ai.

Ajo më bën një person më të mirë.

Hartley u takua për herë të parë me Pernas gjatë xhirimit të telenovelës “The Young and Restless” në vitin 2015.

Në atë kohë, ishte në një lidhje me Stause. Aktori tha se e dinte që i pëlqente të rrinte sa më shumë me Pernasit në atë kohë, por ishte i lidhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore