Lajme

Aksion i Policisë në Prishtinë, s’dihet arsyeja


Ilustrim

Në rajonin e Prishtinës është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës. Por, ende nuk dihen arsyet e këtij aksioni.

Ky aksion po realizohet nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë ai.

Bajrami nuk ka dhënë më shumë detaje rreth aksionit, duke mos bërë të ditur arsyet e këtij aksioni dhe arrestimin e ndonjë personi, pasi sipas tij, ky aksion ende nuk ka përfunduar.

Bajrami po ashtu ka theksuar se pas përfundimit të aksionit, do të bëhen të ditura të gjitha detajet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore