Shqipëria

Aksident tragjik në Qafë Muzinë, humbin jetën 5 persona


Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten e 26 gushtit në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafë Muzinë.

Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Gjirokastrës në Shqipëri, bëhet me dije se rreth orës 15:30, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Për pasojë kanë humbur jetën pesë shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Mësohet se, 22-vjeçarja e cila u bë shkak i aksidentit të rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë pasditen e sotme është Rexhina Çelhaga. Me të kanë qenë dhe dy shtetase të tjera.

Ato janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spitalin e Gjirokastrës ndodhet dhe Greta Kapidani, 25-vjeçarja e cila udhëtonte me furgonin dhe fatmirësisht mundi të mbijetojë nga aksidenti.

Fillimisht Policia e Gjirokastrës bëri me dije se kanë humbur jetën katër shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Më pas, njoftoi se humbi jetën edhe një shtetas tjetër-pasagjer i furgonit.

Shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe terreni i vështirë dhe i lagur nga reshjet e shiut dhe furgoni ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Grupi hetimor, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe priten të zbardhin detaje të mëtejshme, për shkakun e aksidentit.

Terreni shumë i thyer ka vështirësuar punën për nxjerrjen e pasagjerëve.

Ndërkohë aksi është bllokuar nga trafiku për shkak të aksidentit.

Mjeti tip “foristradë” që është përplasur me furgonin
Moment, kur forcat policore dhe ato zjarrfikëse po nxjerrin trupat e viktimave
Moment, kur forcat policore dhe ato zjarrfikëse po nxjerrin trupat e viktimave

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore