Shqipëria

“Air France” rikthen fluturimet nga Shqipëria


Kompania franceze “Air France” rifillon fluturimet drejt Tiranës me avionët e linjës së saj.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, theksoi fillimisht zyrtarja shqiptare.

“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione.

Balluku zbuloi se për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të kompanive europiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit.

Më herët, ishte Transavia Airlines, kompania me kosto të ulët të Grupit Air France KLM, që fluturonte midis Paris-it dhe Tiranës.

Fluturimi u planifikua asokohe për tre herë në javë, të martën, të enjten dhe të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore