Stil

A rezultoi në një martesë të fshehtë propozimi i ASAP Rocky-t për Rihannën?


Rihanna dhe ASAP Rocky

Fansat po aludojnë se ASAP Rocky dhe Rihanna janë martuar fshehurazi, pasi reperi publikoi projektin e tij më të fundit muzikor i cili përmban fragmente të një ceremoni martese.

Të enjten, Rocky publikoi një videoklip për këngën e tij të re “DMB”, dhe menjëherë pas shfaqjes së tij, fansat filluan të spekulojnë nëse Rocky dhe Rihanna janë martuar apo jo në jetën reale.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” dhe partneri i saj ishin fotografuar vitin e kaluar kur po xhironin videon e këngës. Ndërsa fotot e tyre u bënë virale në atë kohë, askush nuk e dinte domethënien e tyre.

Tani, me përfundimin e klipit, fansat arritën të shohin se çfarë skena kishte. Në njërën prej tyre, shihet Rocky teksa i propozon miliarderes në një mënyrë unike, pasi kishte grila ku shkruhej: “Martohu me mua”.

Rihanna gjithashtu shfaqet me grilat e saj ku shkruan: “Po”. Gjesti që u kap në video e kishte bindur shumëkë se mund të ishin fejuar dhe të ishin martuar fshehurazi.

Rihanna dhe ASAP Rocky ne nje skene te klipit
A u martuan dyshja?

Jo, Rihanna dhe ASAP Rocky nuk u martuan. Një burim pranë çiftit e ka konfirmuar këtë për gazetën “TMZ”. Burimi pohoi se e gjithë kjo është bërë për argëtim.

Në një nga intervistat, Rihanna zbuloi se ajo dhe ASAP Rocky u bënë të afërt gjatë pandemisë. “Më pëlqejnë gjërat e thjeshta, por edhe aventurat madhështore. Thjesht ndihem sikur mund të kaloj gjithë jetën pranë tij”, ka thënë ajo.

Çifti e njoftoi lajmin për shtatzëninë e Rihanna-s gjatë një daljeje në New York në janar, gjatë së cilës Rihanna u fotografua me një xhaketë të gjatë rozë, e cila tregonte barkun e saj shtatzënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore