Raporti i Amnesty International për Kosovën: Reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje është i pamjaftueshëm
Amnesty International – organizata joqeveritare ndërkombëtare e fokusuar në të drejtat e njeriut , me seli në Mbretërinë e Bashkuar – ka publikuar raportin e saj të radhës mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku në pjesën për Kosovën theksohet se mbështetja e shtetit për të mbijetuarat e dhunës në familje gjatë vitit 2023 ka qenë e pamjaftueshme.
“Reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje neglizhoi nevojat e të mbijetuarve për mbështetje afatgjatë për të jetuar të pavarur, duke detyruar shumë të kthehen në mjedise abuzive”, thekson raporti.
Raporti i Amnesty International ndër të tjera ka vlerësuar se komunitetet jo shumicë në Kosovë me theks të veçantë, romët, ashkalitë dhe egjiptianët, janë përballur me shkallë të lartë të papunësisë dhe mungesë të qasjes së barabartë në arsim dhe shërbime shëndetësore.
Amnesty International ka dhënë hapësirë edhe për Marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën në maj të vitit të kaluar për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Zbatimi i shpejtë i marrëveshjes dukej e pamundur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit