Bayern Munich është duke mbajtur sërish nën vëzhgim Ronald Araujo-n e Barcelona-s, i cili duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga klubi këtë verë, raporton “Catalunya Radio”.
Araujo ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim te Bayern. Klubi i Bundesliga-s bëri një ofertë dimrin e kaluar, por Barcelona nuk ishte kurrë e gatshme ta linte mbrojtësin të largohej.
Megjithatë, situata tani duket se po ndryshon. Ka shenja në rritje se uruguaiani mund të përfshihet në listën e transferimeve këtë verë.
Zyrtarët e Barçës do të ishin të kënaqur me një transferim të mundshëm, ashtu si edhe vetë Araujo.
25-vjeçari aktualisht as nuk po mendon të zgjasë kontratën e tij aktuale, e cila do të skadojë në qershor 2026.
Në merkaton e fundit, Barcelona thuhet se kërkoi midis 80-100 milionë eurove për Araujo-n. Megjithatë, bisedat aktuale për çmimin tani janë afër 60-70 milionë euro.
Është vendosur të jetë një vit i ardhjeve dhe ikjeve për Bayern-in.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit