Më 11 prill, të enjten, Gjermania do t’i dhurojë disa automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media, ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve do të organizohet në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30.
“Në kazermën e FSK-së, ‘Adem Jashari’, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Osmani kërkon nga ministrja e Katarit rritje të bashkëpunimit
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës