Diddy rikthehet në Instagram pas bastisjeve në shtëpi – ndan foto të vajzës së tij dhe i çaktivizon komentet
Vajza e Sean “Diddy” Comb, Love, po feston Pashkët – producenti muzikor ndau një seri fotografish në llogarinë e tij të Instagram-it, ku shihej vajza e tij 17 muajshe, të cilën e ndan me Dana Tran.
“Gëzuar Pashkët nga Baby Love ”, ka shkruar Diddy në mbishkrimin e tij, derisa komentet ishin të çaktivizuara, që do të thotë se ndjekësit nuk mund të komentonin postimin e tij të fundit.
Në foto, fëmija më i vogël i manjatit mund të shihej duke pozuar me veshje të ndryshme shumëngjyrëshe, duke përfshirë një fustan me lule që ajo e kishte aksesuar me një çantë të përshtatshme dhe pallto rozë, si dhe një veshje ngjyrë vjollce që përmbante një tutu dhe xhaketë me filma të animuar.
Postimi i Diddy-t për Pashkë që shfaq vajzën e tij u shpërnda pasi dy nga pronat e themeluesit të Bad Boy Records u bastisën në fillim të javës mes akuzave për trafikim seksual.
Gjatë disa muajve të fundit, Combs është akuzuar për sulme seksuale dhe akuza të ngjashme nga pesë persona në padi të veçanta, ku dy përfshijnë akuza për trafikim seksual.
Pas bastisjeve në pronat e tij, avokati i Combs lëshoi një deklaratë duke dënuar veprimin.
“Kishte një mbipërdorim të madh të forcës në nivel ushtarak, ndërsa urdhërat e kontrollit u ekzekutuan në rezidencat e Combs”, tha avokati Aaron Dyer në një deklaratë.
“Nuk ka asnjë justifikim për shfaqjen e tepruar të forcës dhe armiqësisë së shfaqur nga autoritetet apo mënyrën se si u trajtuan fëmijët dhe punonjësit e tij. Kjo pritë e paprecedentë – e shoqëruar me një prani të avancuar dhe të koordinuar mediatike – çon në një nxitim të parakohshëm për gjykimin Combs dhe nuk është gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash bazuar në akuzat e pamerita të bëra në padi civile”, shtoi Dyer.
Një video e rezidencës së rep artistit zbuloi se si autoritetet e policisë gjatë bastisjes kishin shkatërruar kasaforta, kishin hapur shishe me pilula dhe lanë rroba të stilistëve të shpërndara nëpër shtëpinë e manjatit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten