Qeveria e Kosovës, përmes mbledhjes elektronike të enjten ka miratuar mbi 200 mijë euro për familjet në nevojë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Elektronike.
“Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë”, thuhet në komunikatë.
Përveç këtij vendimi në mbledhjen e ekzekutivit është miratuar edhe ndarja e 500 mijë eurove për zbatimin e masës Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ndërsa, është bërë edhe emërimi i anëtarëve në Komisionin për Kontrollin e Tregtisë.
“Sipas këtij ndryshim-plotësimi, z. Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga z. Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu znj. Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga z. Berat Jashari, anëtar”.
Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i është dhënë leje për të kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër.
Gjithashtu, është miratuar edhe raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2023.
E po ashtu edhe raporti vjetor financiar për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Dështimi për t’u përgatitur për mbrojtje”, hetim ndaj trupave në Kharkiv
-
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes thotë se lufta në Gaza është “gjenocid i vërtetë”
-
Regjistrimi i popullsisë, Tahiri: Shteti të rimendoi politikat si refleksion i statistikave
-
Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe nuk do të jetë pjesë e konfliktit
Lajmet kryesore
-
SPAK vijon të mbetet institucioni më i besuar nga shqiptarët, partitë politike të fundit
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
-
Oferta e Macron për Evropën: ‘Ombrella bërthamore’ franceze për të mbrojtur unionin
-
Serbët s’morën pjesë, Kurti e cilëson si të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë