Dogana e Kosovës, këtë të mërkurë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit nëpërmjet autobusit në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Autobusi i linjës Serbi – Kosovë, sipas Doganës së Kosovës, ka bartur produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili në vlerë prej mbi 4 mijë euro të cilën kanë rezultuar të jenë të pa deklaruara.
“Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4 mijë e 793 euro. Autobusi është dërguar në terminalin Doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm”.
Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës.
Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, javë më parë në Komunën e Leposaviqit kishte parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra ushqimore.
Produktet ushqimore të kontrabanduara sipas Doganës së Kosovës kapnin vlerën e mbi 5 mijë eurove.
“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore. Vlera e mallit të kapur është mbi 5 mijë euro”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hapja e tenderit për monitorues të lajmeve, MASHT-i kërkon falje dhe arsyetohet me mungesë të stafit
-
Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së vazhdon më 27 maj
-
Mbi 100 mijë euro ndahen nga Komuna e Prishtinës për shërimin e 23-vjeçares që pësoi nga rënia e kulmit
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
Lajmet kryesore
-
PD-ja italiane – pas fjalëve të Ramës – i kërkon Melonit të ndalojë fondet për kampin e emigrantëve në Shqipëri
-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
I shkarkuar apo në detyrë? – KLP vendos të hënën për fatin e Alfred Ballës
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme