Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, teksa ka vlerësuar lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë.
Sipas njoftimit për media të Kuvendit, Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre. Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Konjufca i njoftoi me punën e Kuvendit në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër, i njoftoi edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të vendit dhe rajonit.
“Anëtarët e Komisionit e falënderuan kryetarin për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE