Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, në një intervistë për Albanian Post ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Por, thotë se pengesë për t’u funksionalizuar ky mekanizëm është presidenti serb Aleksandër Vuçiç, meqë po refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Kemi konstatuar shumë herë se kështu nuk mund të vazhdojmë, duhet të kemi diçka më konkrete, problemi është tek Vuçiçi”, tha Rashiç.
Megjithatë, Rashiç thekson se ka disa paqartësi tek propozimi i Bashkimit Evropian për Asociacionin i cili i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës.
“Unë edhe në fillim kam thënë se i kam disa gjëra të paqarta”, potencoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
Lajmet kryesore
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese