Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dëmtuar disa vetura si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në Veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – pak para mesnatës.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili bëri me dije se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rënduar.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani për AP.
Detaje të tjera lidhur më këtë rast ende nuk dihen.
Shpërthim tjetër, po i granatës së dorës, në Mitrovicë të Veriut kishte ndodhur edhe në nëntor të vitit të kaluar. Granata ishte hedhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave, në kohën kur serbët lokalë në masë të madhe po i konvertonin targat nga ato ilegale në ato legale RKS.
Veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – përgjatë vitit 2023 kishte qenë vatër e tensioneve, ku kishte kulmuar me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zevcanit.
Një grup terrorist, i udhëhequr nga kryekrimineli, Milan Radojicic, kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku kishin lënë të vrarë rreshterin, tanimë Heroin Afrim Bunjaku.
Autoritetet e Kosovës për këtë rast e kishin akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kërkojnë që terroristët që arritën të largoheshin nga Kosova, e që janë strehuar në Serbi, t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare për t’u përballur me drejtësinë.
Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga sulmi terrorist, përkundrazi kishte shpallur ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.
Ndërsa, vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin terrorist, teksa kanë kërkuar nga Serbia që të bashkëpunojë pa kushte për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj ngjarje.
Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, situata në Veri të vendit kishte qenë më e qetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE