Politikani liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviç, ka deklaruar se qëndrimi i tij për Kosovën dihet tash e 20 vjet dhe se do ta njihte Kosovën si shtet – “shtetin e serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë atje”.
“Kush do shtet shqiptar duhet të kuptojë dy gjëra. Së pari, asnjë komb evropian nuk ka dy shtete, as shqiptarët nuk munden, sepse kjo do të nënkuptonte kaos të madh. Kush do shtet shqiptar le të shkojë në Tiranë, kush do shtet serb të vijë në Beograd”, ka thënë Jovanoviç për televizionin publik serb.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë shtet i serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë atje, “shtet me kufij të hapur, qarkullim të papenguar të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”.
“Një vend ku unë, ti dhe dikush nga Tirana mund të shkojnë kur të duan. Një vend që ne të gjithë do ta mbrojmë, kuptoni pse është i rëndësishëm për secilin prej nesh. Dhe jo ajo që po shohim sot – se në Kosovë jetojnë vetëm ata që nuk kanë ku të shkojnë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Jovanoviç më 3 dhjetor kishte qenë në Kosovë, ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me Kurtin, politikani liberal serb kishte treguar se kryeministri e kishte pyetur se “a është ende i bukur Beogradi?”, kryeqyteti i Serbisë.
“Kurti më pyeti se ‘a është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?’, kishte njoftuar ai përmes platformës X, derisa kishte treguar se ia ka shpjeguar kryeministrit kosovar se Beogradi tani është “edhe më interesat dhe më i bukur shumë, si Prishtina”.
Ndërsa, muajin e kaluar, Jovanoviç ka njoftuar se do t’u hyjë zgjedhjeve të reja në Serbi, që do mbahen më 17 dhjetor, nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një kampanjë në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
Protestuesit në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit