Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në orët e para të së dielës në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaret e një shtëpie.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur në rrugën “Perandori Dushan” pak pas mesnatës, por përpos dëmeve materiale, nga ky shpërthim asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugën ‘Perandori Dushan’ në Mitrovicë të Veriut. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes”, ka thënë Elshani.
Në pjesën veriore të Kosovës, ndonëse situata është qetësuar pas sulmit terrorist në fshatin Banjë të Zveçanit të banuar me serbë etnikë, këtë muaj janë raportuar disa shpërthime, posaçërisht në Mitrovicë të Veriut, në kohën kur është rritur interesimi i serbëve lokalë për t’i riregjistruar automjetet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE