Ish-shefja e diplomacisë kosovare: Asociacioni pa njohje de jure nga Serbia, parathënie për ndarjen e veriut
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, nëpërmjet një postimi në rrjetin socia “Facebook”, ka vlerësuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa njohje de jure nga Serbia në këmbim, mund të jetë prelud i ndarjes së pjesës veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe pas disa vitesh, por jo vetëm.
“Implementimi i asociacionit (çfarëdo verzioni) pa njohje de jure nga Serbia (me ç’rast do të definoheshin edhe kufijtë që i ka nënshkruar në Bruksel në 2011) do të nënkuptojë: zgjerim i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës; legalizim i institucioneve paralele serbe në Kosovë; parathënie për ndarje pas disa vitesh”, ka shkruar ish-kryediplomatja kosovare.
Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) – Gjermania, Franca dhe Italia – nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të nisë urgjentisht procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Qeveria e Serbisë kanë kërkuar njohjen de facto të shtetësinë e Kosovës.
BE-ja paraprakisht ka prezantuar një “plan të ri” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) dhe një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë pranuar që dokumenti i ri të jetë kornizë për negociatat e mëtejshme në kuadër të dialogut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin