Komandanti i ri i KFOR-it: I vetëdijshëm për përgjegjësinë në një periudhë të ndjeshme në të cilën po kalon Kosova
Të martën komandën gjeneralmajorit turk Ozkan Ulutas, ia ka dorëzuar komandanti i deritanishëm, gjeneralmajori i ushtrisë italiane Agenlo Michele Ristuccia.
Ulutas, në fjalimin e tij të parë pasi morë detyrën u shpreh i nderuar se po nis këtë rrugëtim si komandant i ri i KFOR-it në Kosovë, duke thënë se mandatin po e merr në një fazë të ndjeshme.
“Si komandanti i parë turk që mori përsipër këtë mision, e kuptoj rëndësinë e përgjegjësisë që kam marrë përsipër. Do të doja të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për autoritetet kombëtare dhe të NATO-s, të cilët më besuan këtë detyrë”, ka deklaruar Ulutas.
Pavarësisht kësaj ai u zotua se do të punojë me vendosmëri.
“Përveç ndjenjave të larta dhe të fuqishme që krijojnë te individët të cilëve u janë besuar detyrat e rëndësishme, ato sjellin me vete edhe përgjegjësi të mëdha”.
“Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vendosur mbi supet e mia në këtë periudhë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova, po e marr komandën me vendosmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shquar të shërbejë me sukses në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”, theksoi gjeneral Ulutaş.
Gjeneralmajor Ulutas, shërbeu si vëzhgues ushtarak i OKB-së për misionin UNIKOM në kufirin Kuvajt-Irak nga viti 1999 deri në vitin 2000.
Ai gjithashtu punoi me NATO-n, duke përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta (JFCNP) në Napoli, Itali nga 2005 deri në 2008, dhe Komandën Aleate të NATO-s Transformimi në Norfolk, SHBA nga 2015 në 2017.
Ai u promovua në gradën e Gjeneral Brigade në 2017 dhe shërbeu si Shef i Shtabit të Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s (NRDC-Turkiye) në Stamboll nga 2017 deri në 2021.
Së fundmi ai ishte shef i Departamentit të Strategjisë së Shtabit të Përgjithshëm Turk nga 2021 deri në 2023 dhe u promovua në gradën Gjeneral Major në 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërvalla takon kongresmenin Turner: Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike
-
Atalanta e Gjimshitit fiton Europa League dhe i jep humbjen e parë sezonale Leverkusenit
-
Penda më e shtrenjtë në botë shitet në ankand me çmim rekord
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
Lajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin