Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka falënderuar për bashkëpunimin ish-ministrin e Mbrojtës, Armend Mehaj, i cili dha dorëheqje këtë të martë.
“Vlerësoi mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke i uruar më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, shkroi Hovenier në Twitter.
Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e Armend Mehajt.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, ai e ka shprehur mirënjohjen e tij në marrëdhëniet pozitive në fushën e mbrojtjes në mes të Britanisë dhe Kosovës.
“Më vjen keq kur dëgjoj se Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhënien në mbrojtje gjatë 2 e gjysmë viteve të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas dorëheqjes nga pozita e kreut të këtij dikasteri përmes një shkrimi është rrëfyer për punën ne tij gjatë këtyre dy viteve.
Mehaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se për të ka qenë “nder dhe privilegj” ushtrimi i kësaj detyre.
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës!”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE