Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka akuzuar opozitën për shkak të mungesës së kuorumin për votimin e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).
“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye”, shkroi ministri Murati.
Pesë kandidatë janë propozuar në Kuvendin e Kosovës për pozitat e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), porse sipas ministrit Murati, “kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti”.
Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala janë kandidatët e propozuar për pozitat e anëtarëve të FKPK-së, në popull i njohur si Trusti, i cili ka mbetur pa Bord Drejtues që nga 1 marsi i këtij viti.
Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve përbëhej nga Guvernatori i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Në mes të prillit u rishpall konkursi pasi komisioni pati vlerësuar se në konkursin e fundit kishte mangësi të informacioneve të nevojshme për të siguruar vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore.
E Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha ekonomike. Opozita po e akuzon ekzekutivin për politika të gabuara ekonomike, derisa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj të papunë e profesionistë të dëshpëruar, po ia kthejnë shpinën vendit të tyre për të nisur jetë të re në shtetet perëndimore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin