Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, kërkojnë anulimin e planit për punësimin e detyruar
Me bindjen se do të marrin një përgjigje nga institucionet studentët e Mjekësisë te rektorati në Tiranë kanë mbajtur protestën e radhës.
Ata, para nisjes së studimeve, duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën.
Në të kundërt, studentët e Mjekësisë do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.
Por ata e kundërshtojnë këtë masë.
Sipas tyre, paçka se afati që u kishin lënë institucioneve për t’u kthyer një përgjigje ishte deri të enjten, nuk pati asnjë sinjal.
Ndaj dhe dolën sërish në protestë, të vendosur se do të protestojnë derisa ky vendim të anulohet.
Nisma, ende jo konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.
Sipas studentëve, protestat do të jenë paqësore dhe marshimi do të jetë nga Universiteti deri te Ministria e Arsimit, si organi përgjegjës lidhur me këtë vendim.
Ata kanë theksuar se zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të meritokracisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit