Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të premten ka vizituar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, në ndërtesën komunale ku ky i fundit po qëndron i mbyllur për më shumë se dy javë.
Vizita e ministrit Krasniqi, siç po raportojnë mediat lokale serbe, është pasuar me protestë të serbëve të cilët të indinjuar kanë thyer kordonin e sigurisë së KFOR-it dhe janë afruar në afërsi të hyrjes së ndërtesës komunale, duke bllokuar hyrjen – daljen në ndërtesën komunale
Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiç, para mediave ka thënë se informacionin për hyrjen e ministrit Krasniqi në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit e ka konfirmuar komandanti i kontingjentit hungarez të KFOR-it, i cili është edhe përgjegjësi për sigurinë e ndërtesës komunale.
Siç po raportojnë mediumet lokale, komandanti i KFOR-it i ka kërkuar serbëve të largohen e të mos tentojnë të futen brenda kordonit të sigurisë.
Megjithatë nga pamjet e siguruara shihet qartësisht se një numër relativisht i vogël i serbëve pas një dialogu me pjesëtarët e KFOR-it kanë vendosur ta thyejnë perimetrin e sigurisë e ta bllokojnë derën kryesore.
Në bisedë e sipër me pjesëtarët e KFOR-it, ish-kryetari i kësaj komune, ka bërë të ditur se serbët po kërkojnë që misioni i Aleancës Veri-Atlantike që të mos lejojë askënd të hyjë në ndërtesën e komunës, meqë sipas pretendimit të tij, në ndërtesën komunale pritet të hyjnë edhe nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit dhe disa këshilltarë komunal, të cilët po dëshirojnë të marrin disa vendime, sipas tyre kundër vullnetit të banorëve të Leposaviqit.
Për vizitën e Ministrit Krasniqi në Komunën e Leposaviqit ka reaguar edhe i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili e ka cilësuar këtë si një “provokim të radhës”.
Ai madje ka bërë të ditur se për këtë çështje ka njoftuar edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit