Kunati i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili komandon forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, është raportuar i zhdukur në aksion.
Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë, tha se ai ka humbur komunikimin me kunatin e tij, Adam Delimkhanov, pasi Ukraina goditi një sërë pozicionesh ruse ndërsa forcat e Kievit rritin kundërsulmin e tyre në jug dhe në lindje të vendit.
“Nuk kam asnjë mënyrë për të kontaktuar Adam Delimkhanov. Ai nuk ka qenë në kontakt”, ka shkruar Kadyrov.
“I kërkoj inteligjencës ukrainase të japë informacion mbi vendndodhjet dhe pozicionet e sakta që janë goditur në mënyrë që të gjej kunatin tim të dashur”.
Zvezda, një kanal televiziv i operuar nga ministria ruse e Mbrojtjes, raportoi më parë se Delimkhanov ishte plagosur në Ukrainë.
Delimkhanov komandon trupa nga dega e Kaukazit të Veriut të Rosgvardia, garda kombëtare e Rusisë, të cilët kanë qenë të përfshirë shumë në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
53-vjeçari shërben gjithashtu si anëtar i parlamentit rus, për partinë në pushtet të Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”, pasi ka luftuar më parë përkrah separatistëve çeçenë në një luftë që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik.
Forcat ukrainase thonë se kanë çliruar shumë fshatra në rajonin e Donetsk, në juglindje të vendit, pas luftimeve të ashpra në vijën e frontit.
Megjithatë, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Kievit, Hanna Maliar, tha se përparimi ishte i ngadaltë dhe trupat e vendit po luftojnë për çdo metër tokë.
“Armiku po bën gjithçka për të mbajtur pozicionet e kapur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
Protestuesit në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit