Rrumbullaku takon delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite
Një delegacion i lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka mbajtur një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Si synim ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku mirëpriti delegacionin që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Falsifikimit, në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade Waleed Bingshegair.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi.
Në vijim të takimit të zhvilluar gjatë muajit shkurt, vizita ndërmjet ministrave të Brendshëm të të dyja vendeve, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qëndrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite.
Sakaq, Rrumbullaku njohu pjesëtarët e delegacionit nga Arabia Saudite, me historikun e Policisë së Shtetit shqiptar, me reformimin e saj, si dhe me strukturën e re që është duke u implementuar për të sjellë rezultate shumë më të mira në luftën ndaj fenomeneve kriminale.
Ai i shprehu kreut të delegacionit arab, gatishmërinë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të shtrirë bashkëpunimin me partnerët në çdo vend të botës.
Drejtori theksoi se është i domosdoshëm krijimi i urave të reja të bashkëpunimit ndërajonal, në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kontrabandës, krimeve ekonomiko-financiare, pastrimit të parave, krimit kibernetik, terrorizmit dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshmërive që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse.
Forcimi i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Riyadh, Arabia Saudite, ishte një tjetër pikë ku ai theksoi se është me shumë rëndësi sigurimi dhe shkëmbimi i informacionit me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkaq, Bingshegair falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të ndërtuar ura bashkëpunimi, si dhe vlerësoi transformimin e Policisë së Shtetit dhe rezultatet e arrira së fundi, në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kufitare, krimeve ekonomiko-financiare, në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në atë të narkotikëve.
Po ashtu Bingshegair ofroi mbështetje për Policinë e Shtetit, për zhvillimin e trajnimeve, kurseve, seminareve dhe ekspozitave të përbashkëta, me synim shkëmbimin e praktikave dhe teknikave më të mira të luftës kundër fenomeneve kriminale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Kultivoi 65 rrënjë kanabis në Krujë, pranga 53-vjeçarit
-
Sjellja agresive, fëmijët që nuk pranojnë ‘jo’-në – Intervista e Albanian Post me sociologen Marsi Simo
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës