Milan-i është duke kërkuar për një sulmues për sezonin e ardhshëm dhe i fundit në listë është një futbollist i skuadrës së Sheffield United që militon në kategorinë e dytë të futbollit në Angli.
Sipas “Footmercato” kuqezinjtë “ia kanë vënë synin” sulmuesit 23-vjeçar të kësaj skuadre, Iliman Ndiaye.
Ku i fundit po zhvillon një sezon të mirë me Sheffield-in, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime në 48 ndeshje në ligë dhe në kupë.
Ai është i lindur dhe i rritur në Francë, por përfaqëson Senegalin, me të cilët numëron shtatë ndeshje me Kombëtaren A dhe një gol.
Kontrata e tij me Sheffield United zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2024 dhe ai mund të blihet me një çmim të volitshëm nga kampionët e Italisë.
Pavarësisht arritjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Milan-i ende po kërkon të “bëjë pazar” me çmime më të ulëta dhe beson se Ndiaye është më i përshtatshëm për buxhetin e tyre.
Raportohet se është ende herët në diskutime, por palët duket se janë të interesuara për mundësinë e një transferimi.
Sheffield United është shumë afër që të inkuadrohet në Premier Leauge në këtë sezon, por është gjithashtu në mes të një krize financiare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League