Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë tha se “pandemia është menaxhuar me sukses”.
“U mbushën një vit nga fillimi i pandemisë do të falënderoj dhe të shpreh respektin për të gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë ne menaxhimin e pandemisë”, tha Hoti.
Ai ka shtuar se “ka qenë përvojë jetësore për të gjithë neve, kemi kaluar një vit të jashtëzakonshme dhe e them me kënaqësi që ja kemi dal”.
Hoti ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn për punën e bërë gjatë pandemisë.
Sipas tij “kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera”.
“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk është shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai.
Njëjtë si Hoti, edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar para Komitetit se Kosova është shembull për menaxhimin e pandemisë.
Ai ka potencuar se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për vaksinimin e qytetarëve, por është shfajësuar për vonesën e ardhjes së vaksinave antiCOVID në Kosovë.
“Derisa nuk jemi pjesë e OBSH-së ne nuk jemi fajtorë që nuk arrin vaksina te ne”.
“Jemi të angazhuar me partnerët tanë, me prodhuesit për të siguruar vaksinën. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për COVID-19, vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, theksoi Zemaj.
Zemaj ka nënvizuar se masat do vazhdojnë të jenë në fuqi.
Ndërkohë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka theksuar se kanë parandaluar përhapjen e virusit në shkolla.
“Duke pasur parasysh se një fokus i veçantë është në shkolla, ne kemi arritur te parandalojmë përhapjen e virusit, mbi 5.000 të testuar kemi në gjysmëvjetorin e parë. Ne duhet të vazhdojmë të respektojmë masat. Në javën e kaluar kemi lansuar fushatën proaktive për masat dhe për vaksinim”, ka potencuar Ramadani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Austria do të rifillojë ndihmën për agjencinë e OKB-së për palestinezët
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin
-
Kurti: Për 4 vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin