Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk përgjigjet se “pse ka qenë i privilegjuar gjatë qëndrimit në burg në Serbi”, duhet të krijohet një komision hetimor parlamentar.
“Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti ose të tjerët. Pse është përzgjedh Kurti për të dhënë intervistë?”, ka pyetur Haradinaj.
“Ne po e bëjmë një pyetje legjitime, këtë përgjigje duhet ta marrim nga zotëri Kurti”, ka theksuar Haradinaj gjatë një interviste në ATV.
Por, ai ka shtuar se “do të insistojmë në përgjigjen e kryeministrit, jo të këshilltarëve të tij”.
Ndryshe, ditë më parë – ish-kryeministri Ramush Haradinaj, pati thënë se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg në Serbi.
“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i priti fati që edhe nga atje të japë intervistë”, ka theksuar kreu i AAK-së.
Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ka shprehur dyshime për të kaluarën e Kurtit.
Haradinaj gjatë një seance në Kuvend vitin e kaluar, e pati pyetur Kurtin se “a je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që je mbajt në burg, pra a ka diçka Serbia mbi ty që po të mbanë peng sot e kësaj dite?”.
“Qarkullojnë gjatë këto”, i ka thënë Haradinaj Kurtit, prandaj i ka kërkuar përgjigje, duke vazhduar me një tjetër pyetje, të natyrës së njëjtë.
“A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe, apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë të luftojnë për lirinë e vendit?”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Lajmet kryesore
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës