Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael, ku zhvilloi një takim miqësor me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai.
Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael.
Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive.
“Ju përgëzoj për kurajon dhe vendosmërinë që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, për bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe për sfidat që keni marrë përsipër, para qytetarëve të vendit tuaj dhe partnerëve, për të luftuar me profesionalizëm dhe zero tolerancë, tentativat për kultivim të kanabisit dhe trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe terrorizmin”, tha Shabtaj.
Nga ana tjetër, Nano falënderoi homologun e tij, për të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga Policia e Izraelit.
“Dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit shqiptar është e aftë profesionalisht dhe ka të gjitha kapacitetet, për të luftuar përkrah policive homologe, krimin e organizuar, krimin kibernetik, pastrimin e parave, korrupsionin dhe terrorizmin. Sfidat që kam marrë përsipër janë pikërisht këto prioritete të përbashkëta që nuk njohin kufij dhe që kanë në themel garantimin e rendit e sigurisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
18 vite burg për ish-policin që vrau 7-vjeçaren me skaf në Himarë
-
Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Kharkiv dhe diskuton planin bashkëpunues për mbrojtjen
-
Arrestohet në Itali Arian Tuku, në kërkim nga SPAK
-
Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK, problem mbrojtja e familjarëve të tyre
Lajmet kryesore
-
Zelensky telefonon Ramën, e informon për situatën në Kharkiv dhe diskuton planin bashkëpunues për mbrojtjen
-
Cameron anuloi takimin me Begajn, zbulohet arsyeja e vërtetë
-
Sunak do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik, në një lëvizje surprizë
-
“Në politikë s’ka armiq dhe miq të përhershëm, ka interesa”, Haliti s’e përjashton koalicionin me LVV-në