Shqipëria

Arrestohet në Itali Arian Tuku, në kërkim nga SPAK


Arian Tuku, i shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë në Verona të Italisë.

Tuku ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë.

Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda).

Atentati ndaj Ndrekës ndodhi më 1 dhjetor 2020 në autostradën Lezhë-Laç, ku Ndreka mbeti i plagosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore