Qeveria kubane ka sanksionuar 381 persona, për pjesëmarrje në protestat e rralla antiqeveritare në ishull vitin e kaluar.
Mijëra kubanë dolën në rrugët e kryeqytetit Havana dhe qytete të tjera në korrik të 2021-shit në protestë ndaj rritjes së kostove të ushqimit, mungesave mjekësore dhe kushteve të rënda socio-ekonomike, të cilat u përkeqësuan gjatë pandemisë COVID-19.
Nga 381 personat e sanksionuar, gjithsej 297 janë dënuar me nga pesë deri në 25 vjet burg për krimet e kryengritjes, sabotazhit, grabitjes me forcë dhe çrregullimit publik.
Zyra e prokurorit vuri në dukje se 84 individë, përfshirë 15 të rinj, nuk u dënuan me burg.
Megjithatë, ai paralajmëroi se mund të shqiptohen dënime më të ashpra për ata që kanë shkelur sanksionet e tyre, ose janë përfshirë në vepra të reja penale.
Mosha e përgjegjësisë penale të Kubës është 16 vjeç.
“Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të informojë publikun për reagimin ligjor ndaj ngjarjeve të 11 korrikut 2021, të cilat sulmuan rendin kushtetues dhe stabilitetin e shtetit tonë socialist”, thuhet në deklaratë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit