Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar të premten e 13 majit me emisarin gjerman Manuel Sarrazin.
Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një shkrimi në ‘Facebook’.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara”.
“LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, emisari special i Kancelarit Scholz, Manuel Sarrazi është duke qëndruar në Kosovë.
Ai do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor z. Manuel Sarrazin. Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazi do të japin deklaratë për media”, thuhet në komunikatë.
Emisari gjerman, Sarrazin, ka qëndruar edhe në Serbi ku ka pasur takime me liderët shtetërorë atje.
Zyra për Media e qeverisë federale gjermane për Albanian Post, ka konfirmuar me 12 maj se i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë.
Një zëdhënës i qeverisë federale për AP tha se emisari gjerman do të zhvillojë një sërë takimesh politike, takime me shoqërinë civile, do të vizitojë Manastirin e Deçanit si dhe në një fermë organike në Kosovë.
“Po e konfirmoj se zoti Sarrazin tashmë është në Kosovë. Do të qëndrojë deri të shtunën. Në agjendën e tij janë një sërë bisedimesh politike, me shoqërinë civile, dhe gjithashtu do të vizitojë Manastirin e Deçanit. Zarrazin do të vizitojë edhe një fermë organike. Pra, ai ka një numër të madh takimesh duke nisur prej bisedimeve politike e deri në vizitë të një ferme organike”, tha zëdhënësi gjerman për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
MPB-ja mobilizohet për t’i ndihmuar bizneset që pësuan nga reshjet e shiut
-
Zyrtarja e DASH-it në Kosovë: Do të përqendrohem në marrëdhëniet me SHBA-në
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme
-
Kondov: Baza e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë është procesi i dialogut
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për Sinwar dhe Netanyahu-n
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme